Komision hetimor për Tahirin? Mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Konferenca e Kryetarëve në Kuvend është mbledhur për të vendosur lidhur me kërkesën e PD-së për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen e Saimir Tahirit, ish-ministrit të Brendshëm. Më 12 shkurt 2018, kryetari i PD Lulzim Basha deklaroi se PD ka depozituar kërkesënpër ngritjen e një komisioni hetimor për rastin “Tahiri”.

Basha shpjegoi se “i gjithë opinioni e di se në dy vite kur Shqipëria shndërrohej në hambar të drogës, ministria e Brendshme, Policia, institucionet ishin në dijeni se kjo bëhej me përfshirjen e drejtëpërdrejtë të Policisë së Shtetit dhe me bekimin e atyre, kupolës më të lartë të shtetit. Edi Rama e ka pasur këtë informacion mbi tavolinë, e ka pasur Tahiri, e ka pasur Çako në mënyrë zyrtare nga institucionet e huaja si Interpoli, Europoli; e kanë pasur edhe nga media e gazetarët kurajozë që kanë shkuar deri në parcelat e drogës”,theksoi Basha më 12 shkurt 2018.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?