Komision për të kontrolluar SPAK? Shalsi: Tymnajë nga ata që kanë frikë drejtësinë

Prej disa muajsh Partia Socialiste ka ngritur një grup pune informal me kryetarët e grupeve parlamentare me qëllim për të reformuar strukturën organizative dhe burimet njerëzore të Kuvendit.

Kryetari i këtij grupi, Eduard Shalsi tregon në një intervistë për ”Euronews Albania” se procesi i integrimit e detyron këtë gjë. Ai fton dhe opozitën të jetë pjesë e këtij grupi.

“Ne besojmë që ka disa zëra racionalë brenda opozitës që do të duhet të marrin përgjegjësinë për t’u bërë pjesë, por edhe për të kontribuar me ide për të cilat ne jemi shumë të hapur”, tha ai.

Shalsi hedh poshtë ngritjen e një komisioni për të kontrolluar SPAK si dhe ka një mesazh për opozitën.

“Është një spekulim i pastër që e kam thënë, e them që në rastin më të mirë është padijeni, në rastin më të keq është hedhja e një tymnaje pikërisht nga ata aktorë që i tremben SPAK-ut”, u shpreh Shalsi.

SHKARKO APP