Komisionerët e PD-së nuk lejojnë votuesit fiktivë të votojnë, ndërhyn KQZ

Sikundër kishte paralajmëruar PD, komisionerët e kësaj partie nuk kanë lejuar të votojnë në qëndrat e votimit të Kavajës të ashtëquajturit votues fiktivë.

“Në Kavajë është regjistruar incidenti i parë në një qëndër votimi. Komisionerët e djathtë nuk kanë lejuar qytetarët për të votuar edhe pse kishin emrat në lista. Komisionerët e djathtë dolën më pas në një deklaratë për mediat dhe kanë thënë që emrat e tyre nuk figurojnë fare në lista, ndërsa banorët pretendojnë të kundërtën. Komisionerët e djathtë shtojnë më tej se edhe pse e kanë emrin në lista ata 600 votues janë fiktivë dhe nuk janë lejuar realisht të votojnë. Me gjithë këmbënguljen e komisionerëve të majtë votuesit edhe pse me emrat në listë nuk kanë votuar”informoi gazetarja Denisa Ruzi.

Por situates i ka dhene zgjidhje KQZ, duke urdheruar lejimin e te gjithe votuesve qe kane emrin e tyre ne lista, qofshin keta fiktive apo jo.

Ne kete menyre te gjithe ata votues qe u penguan gjate paradites per te votuar, do te mund te ushtrojne te drejten e votes.

 

SHKARKO APP