Komisionerët e PS ja shtrojnë me birra dhe alkool në votime votimeve

Çudirat e këtij procesi votimesh janë nga më të paimagjinueshmes. Nga gjithë vendi media po sjellë fakte skandaloze manipulimesh.
Në një qendër votimi në Delvinë shihet se komisionarët ja kanë shtruar me birra dhe ushqime. Një gjest i tillë jo vetëm tregon se procesi do jetë “tapë”, por edhe i parregullt.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Vota e shkodranëve zbulohet “Live” në televizion

Swiss Digital Mobile Reklama

E drejta e qytetarëve për të votuar në mënyrë të fshehtë nuk po respektohet në Shkodër. Një nga televizionet e qytetit verior transmeton ‘Live’ momente nga votimi në dhomë të fshehtë. Në bashkinë e Shkodrës Valdrin Pjetri kandidon i vetëm për postin e kryebashkiakut. Zbulimi i votës e bën atë automatikisht të pavlefshme. Në rastin konkret, i gjithë votimi në këtë qendër duhet të përsëritet.

Në Finiq votojnë familjarisht

Në Kranë të bashkisë së Finiqit qytetarët po votojnë familjarisht. Pamjet e siguruara nag Top Channel tregojnë familjarët teksa votojnë së bashku. Për Bashkine e Finiqit garojnë dy kandidat, kryetari aktual Leonidha Kristo si i pavarur dhe Kristaq Kiço nga partia MEGA. Shumica e banorëve të kësaj Bashkie i përkasin minoritetit etnik grek.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?