Komisioneri Hahn bëhet gjysh, teksa gjendet në Shqipëri

Një moment emocional ka ndodhur gjatë punimeve të ministerialit të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Shqipëri.

Kështu, komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn është njoftuar për ardhjen në jetë të nipit të tij.

“Ky Ministerial është me fat për mua”, tha ai.

Sigurisht që përtej detyrave të rëndësishme dhe axhendës së ngjeshur, faktit e të bërit gjysh nuk mund ta fshehë lumturinë e momentit për diplomatin europian 59-vjeçar, teksa është gëzuar me një nip nga djali i tij i vetëm 28-vjeçar.

SHKARKO APP