Komisioneri Oliver Varhelyi: Të mos ndalohen koalicionet para dhe pas zgjedhjeve

Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi deklaroi sot në konferencë me kryeministrin Edi Rama se çështja e koalicioneve nuk mund të pengohet me ligj.

Për herë të parë, zyrtari i lartë i Bashkimit Europian pranoi publikisht se qytetarëve nuk mund t’u imponohen ndalimet e aleancave parazgjedhore dhe paszgjedhore. “Sa i përket reformën zgjedhore, ne po analizojmë votën e Kuvendit. Duke u bazuar te debati politik përpara dhe gjatë procesit të votimit, duket se ka të bëjë me një çështje që e thashë edhe dje. Për sa kohë që koalicionet paszgjedhore nuk parandalohen, atëherë ne mund ta shikojmë atë ligj me një mendje të hapur, por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicione para dhe pas zgjedhjeve. Shpresojmë shumë që pas marrëveshjes së 5 qershorit, shpresoj që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje”-, theksoi ai.

Qëndrimi i Oliver Varhelyi tregon distancim të qartë nga mënyra sesi qeveria “Rama” votoi ligjin në parlament.  Oliver Varhelyi  tha se është vendimtare sundimi i ligjit dhe klima e investimeve në vend, duke apeluar për një gjyqësor të pavarur. “Na duhet të shikojmë që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të jenë në punë”, nënvizoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?