Komisioneri për Zgjerimin: Do sigurohemi që Ballkani Perëndimor ta marrë vaksinën njësoj si BE
Në një postim në Twitter, Z. Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin në KE, deklaron se po bëhet të gjitha përpjekjet që vendet e Ballkanit Perëndimor ta marrin vaksinën në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit evropian.
“Po heqim veçmas fonde në marrëveshje suporti dhe koordinimi. Për pandeminë jemi pranë Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilit është në BE”, ka shkruar Komisioneri në llogarinë e tij.
Deklarata vjen pasi Z.Varhelyi përfundoi një bisedë telefonike me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor.
Deklarata Origjinale: