Komisioneri për Zgjerimin në BE nesër mbërrin në Tiranë, takime me Ramën dhe Bashën
Komisioneri për Çështjet e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, nesër do të mbërrijë në Tiranë, ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama, po ashtu edhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Vizita e zyrtarit të lartë europian në Shqipëri, vjen në kuadër të turit në Ballkan me fokus ndihmën e BE-së në përballimin e pandemisë. Gjatë vizitës në rajon, Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë e Covid-19 dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst.
Po ashtu, vizita e Komisionerit për Zgjerim ka si fokus kryesor ndihmën e BE për Shqipërinë për të përballuar pandeminë, si dhe dorëzimin e pjesës së parë të 145 mijë vaksinave të Pfizer, të financuara nga BE-ja.