Komisioneri Publik: Mirela Fana t’i nënshtrohet vettingut, ka statusin magjistrate

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit po shqyrtohet ankimimi i Komisionerit Publik për ish-anëtaren e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, për të cilën KPK vendosi të pushojë procesin e vettingut.

Sipas Komisionerit Publik, Fana ka dhënë dorëheqjen për studime të thelluara akademike dhe paçka se është dorëhequr, ajo gëzon sërish statusin magjistrate.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa: Me këtë status zonja Fana përfiton çdo të drejtë. Ajo gëzon statusin e gjyqtarit dhe i nënshtrohet procesit të rivlerësimit. Ajo ka bërë vetë dorëheqjen si gjyqtare në Gjykatën e lartë, por jo dorëheqje nga statusi i magjistratit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Komisioneri Publik tha se kur të mbarojë mandatin KPK, zonja Fana ka të drejtën të paraqesë kërkesë për tu rikthyer në sistem, këtë herë si gjyqtare e Apelit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?