Komisioneri tërhiqet nga ankimimi vendimit për gjyqtaren e Apelit Nertina Kosova

Komisioneri Publik është tërhequr nga ankimimi i vendimit për gjyqtaren e Apelit, Nertina Kosova.

Komisionerit evidentoi disa mangësi të konstatuara gjatë hetimit të çështjes nga ana e Komisionit.

Këto mangësi u vërejtën në disa elemente të kontrollit të kriterit të pasurisë si: saktësia dhe mjaftueshmëria e deklarimit të pasurisë (periodike/Vetting), përmbushja e detyrimeve financiare, hetimi në mënyrë shteruese i burimit të ligjshëm të krijimit të pasurisë, të ardhurave dhe likuiditeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pas paraqitjes së rreth 70 prova të reja, nga subjekti i rivlerësimit, Kosova gjatë shqyrtimit gjyqësor Komisionerit Publik, vlerësoi se lënien në fuqi të vendimit të KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Apelit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duhet mbajtur në konsideratë fakti se edhe vetë subjekti i rivlerësimit i çmoi shkaqet e ankimit të ngritura nga Komisioneri Publik në cilësinë e barrës së provës dhe, me qëllim rritjen e efektivitetit të procesit, bazuar në nenin 48 dhe 52 të ligjit nr. 84/2016, kërkoi ajo vetë çeljen e hetimit gjyqësor dhe administrimin e provave të reja,”-njofton Komisioneri Publik.

Ndërkohë kërkoi Komisioneri Publik vlerëson se vendimi përfundimtar i Kolegji të Posaçëm të Apelimit duhet të përfshijë në arsyetimin e tij ligjor çështjet e patrajtuara gjatë shqyrtimit të çështjes në KPK, që u hetuan gjatë gjykimit, si rrjedhojë e shkaqeve të ngritura në ankim.

Vendimi për gjyqtaren Kosova do jepet më 26 korrik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?