Komisioneri Varhelyi, mesazh Ramës: Do ishte mirë të prisnit Komisionin e Venecias

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i është përgjigjur Ramës duke deklaruar se do të ishte lëvizje më e matur nëse mazhoranca pret opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, para se të votojë dekretet në Kuvend.
Varhelyi i rikujton Ramës se do të ishte e matur të pritjes opinioni nga Komisioni përpara rivotimit në Parlament.
“Kodi zgjedhor i Shqipërisë: I kënaqur që Kryeministri mirëpret mendimin e Komisionit të Venecias për korrikun e ndryshimeve kushtetuese. Prandaj do të ishte e matur të presim që të dorëzohet para rivotimit në Parlament. Pres zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”,- shprehet Oliver Varhelyi.
Ripërsëritja e deklaratës së eurokomisionerit vjen pak minuta para nisjes së mbledhje së Komisionit të Ligjeve ku pritet të rrëzohet dekreti i presidentit dhe të rimiratohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit. Një ditë më parë, eurokomisioneri Verhelyi i ka bërë thirrje që kuvendi të presë, por kryeministri Edi Rama dhe shumica socialiste kanë deklaruar se do të miratojnë ndryshimet në Kod, pa humbur kohë dhe pa pritur opinionin e KV-së.

SHKARKO APP