Komisioneri Varhelyi: Ndryshimi i Kodit Zgjedhor mund të sjellë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia

Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival - Opening statement - Q&A session

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi në konferencën për shtyp ku u prezantua progres raporti për vendet e Ballkanit dhe Shqipërinë, komentoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat u miratuan dje nga mazhoranca shqiptare.

Komisioneri Oliver Varhelyi tha se do të ishte një gabim i madh nëse ndryshimet e ndodhur në kodin zgjedhor dhe mosrespekti i marrëveshjes së 5 qershorit të pengonin Shqipërinë në Konferencën e Parë ndërqeveritare. Kjo do te sillte edhe faktin që Shqipëria të ndahej nga Maqedonia në rrugën drejt BE-së. Ashtu siç theksohej edhe në progres raportin e Shqipërisë, Varhelyi tha se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese mbetet kusht i panegociueshëm i Brukselit për Konferencën e Parë ndërqeveritare.

Lidhur me çështjen e koalicioneve, Varhelyi tha se nëse ligji lejon krijimin e tyre pas zgjedhjeve kjo është një zgjidhje e favorshme. Por nëse kjo pengohet theksoi ai “do thosha që do ti mendonim gjërat më mirë. Dua të angazhohem me autoritet shqiptarë me qeverinë, opozitën dhe opozitën jashtë parlamentare nëse kjo çështje do pengonte konferencën e parë ndërqeveritare”.

Komisioneri u shpreh se: “Mua më është thënë se (Reforma Zgjedhore) është një çështje madhore në Tiranë dhe do përpiqem ta shohë me vëmendje vetë. Në 5 qershor u arrit një marrëveshje shumë e mirë që u pranua dhe nga OSBE/ODIHR. Përparësia ime vazhdon të jetë që ne të kemi opozitën në parlament dhe koalicionin, që të bien dakord për reformën zgjedhore. Sa i përket arritjes së koalicioneve është se për aq kohë sa ligji nuk i ndalon krijimin e koalicioneve pas zgjedhjeve mendoj se ne mund të shikojmë një zgjidhje në mënyrë të favorshme. Nëse parandalojnë koalicionet pas zgjedhjeve do thosha që do ti mendonim gjërat më mirë. Dua të angazhohem me autoritet shqiptarë me qeverinë, opozitën dhe opozitën jashtë parlamentare nëse kjo çështje do pengonte konferencën e parë ndërqeveritare”.

Ditën e nesërme Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oliver Varhelyi do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë, ku do të takohet me drejtues të shtetit dhe me opozitën jashtëparlamentare.

SHKARKO APP