Komisioneri Varhelyi: Reforma zgjedhore është kusht për negociatat

Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ka mbrritur sot në Tiranë për prezantimin e progres raportit të Shqipërisë. Në fjalën e mbajtur në Kuvend, Varhelyi u shpreh se vendi ka ecur para me reformat.

Duke folur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, komisoineri u shpreh se reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE.

“Vendi juaj ka përparim vendimtar dhe është pranë plotësimit të kushteve që duhen përmbushur. Më lejoni të përgëzoj institucionet e Vettingut për punën e madhe dhe tërsore që kanë bërë. Si komisioner kam mirëpritur marrëveshjen e 5 qershorit. Më lejoni të jem i qartë, reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria duhet të ruajë kursin e reformave. Vijimësia e këtyre reformave do të jetë shumë e rëndësishme”- tha komisioneri për Zgjerimin në fjalën e mbajtur në Parlament.

AXHENDA E KOMISIONERIT VARHELYI:

16:00 -Fjala përshëndetëse në Parlament

16:45 -Takim me organet e Vettingut

17:15 -Takim me kryeministrin Edi Rama

18:00 -Konferencë për shtyp me kryeministrin Rama

18:45 -Takim me presidentin Ilir Meta

19:30 -Takim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha

 

 

SHKARKO APP