Komisionet diskutojnë nen për nen Projektbuxhetin e vitit 2016

 

 

Kuvendi nuk do të mblidhet te enjten në seancë plenare për t’i lënë vend shqyrtimit nen për nen të projektbuxhetit të shtetit 2016 në komisionet e përhershme. Sipas axhendës së publikuar nga Kuvendi, komisioni i Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë do të zhvillojë një seancë dëgjimore me grupet e interesit për projektbuxhetin, lidhur me fondet e akorduara Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, dy sektorë prioritarë të qeverisë. Komisioni i Ligjeve ka në rend dite shqyrtimin e pr/ligjit “Per vetqeverisjen vendore”, ndërsa komisioni i Ekonomisë do të diskutojë disa pr/ligje të fushës sociale, si ndryshimet në ligjin “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”; një shtesë në ligjin “Për sigurimet shoqërore” dhe disa shtesa në ligjin “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor”.Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese nga ana e tij do të shqyrtojë ratifikimin e dokumentit ndryshues të marrëveshjes së huasë, ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Fondit për Zhvillim Abu Dhabi, për financimin e projektit të Bulevardit Verior dhe të rehabilitimit të lumit të Tiranës.

SHKARKO APP