Komisionet Hetimore, Taulant Balla: “Becchetti” bie ndesh me Kushtetutën, vihet në rrezik procesi ligjor
Pas përfundimit të mbledhjes së PS, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka sqaruar vendimet për çështjen e komisioneve hetimore.
Ai tha se komisioni hetimor “Becchetti” do të shtyhet, pasi Shqipëria duhet të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe ky ka qenë sugjerim dhe i avokatit të shtetit.
Për Partinë Socialiste ngritja e Komisionit Hetimor për çështjen “Beçhetti” bie ndesh me interesat e Shqipërisë dhe me Kushtetutën e vendit.
“Nga PD ka ardhur tre kërkesa, njëra prej tyre bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, pasi bie ndesh me Kushtetutën dhe interesin e Shqipërisë pasi është në procese gjyqësore. Interesi më i madh është interesi i Shqipërisë.
Shqipëria duhet të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe ky ka qenë një sugjerim i Avokatit të Shtetit, i cili kërkon që kjo çështje të shtyhet dhe sapo Shqipëria të ketë ecur në procesin juridik dhe më pas mund të ngremë edhe këtë komision hetimor në një moment të dytë.
Unë do të mbaj qëndrimin e plotë të mazhorancës në seancën plenare, Investimi i Kuvendit të Shqipërisë, i cili është sa i të majtës dhe të djathtës, në një komision të tillë mund të vendoste në pikëpyetje ecurinë e procesit. Procesi gjyqësor i arbitrazhit por edhe ai në nivelin e Gjykatës Euporiane të Drejtave të Njeriut është kërkuar nga të dyja palët“, tha Balla.
KOHA JONË SONDAZH

