Komisionet Parlamentare do punojnë online, por në kundërshtim me rregulloren

Komisionet Parlamentare do punojnë online me argumentin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Rregullorja e Kuvendit e ndryshuar pas shpalljes së pandemisë, parashikon qartë se në cilat raste mbledhjet mund të zhvillohen në distancë.

“Në raste të masave të jashtëzakonshme që mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësive natyrore, mbledhjet e seancës plenare dhe organeve të Kuvendit mund të zhvillohen edhe në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik”, thuhet në Rregulloren e Kuvendit.

Vendimmarrja e Konferencës së Kryetarëve, mesa duket nuk është bazuar në asnjë prej parashikimeve të mësipërme pasi gjendja e fatkeqësisë natyrore ka përfunduar në 23 qershor të vitit 2020, ndërkohë që Shqipëria nuk rezulton të ketë shpallur gjendje lufte apo gjendje të jashtëzakonshme.

SHKARKO APP