Komisioni diskuton ligjin për mediat audiovizive të kthyer mbrapsht nga Nishani

Komisioni i Medias ka nisur diskutimin për projektligjin për mediat audiovizive të kthyer nga Presidenti Bujar Nishani dhe për proçedurën e zgjedhjes së Drejtorit të Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Deputeti socialist Musa Ulqini u shpreh se dekreti i Presidentit nuk përkon me rolin që Kushtetuta i ka njohur.

Në fillim të prillit, Nishani ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin “për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë, duke deklaruar se bie ndesh me Kushtetutën dhe parimet bazë të funksionimit të shtetit të së drejtës.

Kreu i Shtetit jepte tre arsye se pse ligji duhet të rishqyrtohet nga deputetët, duke nënvizuar se ligji i mëparshëm ishte në bazë të standardeve evropiane dhe se ishte miratuar me ekspertizën e ekspertëve të Këshillit të Evropës.

SHKARKO APP