Komisioni hetimor i koncesioneve në Shëndetësi mblidhet sot, anëtarët e PS njoftojnë vizitë në QSUT

Në orën 13:00, anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për kontratat koncensionare në Shëndetësi do të zhvillojnë një vizitë në QSUT në orën 13:00 për të parë zbatimin e kontratave objekt hetimi.

Sipas njoftimit, ata do të kenë edhe një deklaratë për mediat.

Nga ana tjetër, kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi ka njoftuar mbledhje në orën 15:00.

Njoftimi i plotë:

KOMISIONI HETIMOR PËR SHËRBIMET PUBLIKE TË STERILIZIMIT DHE TË CHECK-UP NË SHËNDETËSI

– Vendndodhja: Kryesia e Kuvendit

– Ora:15:00

Kryetarja e komisionit hetimor njofton mbledhjen e komisionit me këtë rend dite:

1.Miratimi i kërkesave për informacion.

2.Dhënia kohë ekspertëve për hartimin e një plani të vetëm hetimor.

SHKARKO APP