Komisioni Hetimor për çështjen ”Beccheti”, Duma: Sagë mashtrimesh, faturë të rëndë për shqiptarët

Nënkryetarja dhe deputetja e PD-së Grida Duma, teksa foli për çështjen ”Beccheti” në seancën e sotme në Kuvend, tha se kjo është një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike që ka një faturë shumë të rëndë për shqiptarët. Për të keqmenaxhimi i qeverisë ka sjellë vetëm korrupsionin në vend.

”120 milion do të paguhen nga Shqipëria. Nga pikëpamja politike keni zhytur vetveten në të njëjtën gropë. 120 milion euro dëm kanë ardhur sepse keni ndërhyrë ju. Nuk ka rëndësi se si e kemi gjetur ne vendimin, por çështja sot është kjo ka ndodhur.

Ne shpesh vuajmë nga memoria e shkurtër. Edi Rama që gjatë kohës që trajtohej çështja Beccheti dilte nëpër emisione dhe vetëm bërtiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë kohës që çështja ishte ne gjykatë kërcënonte gjykatësit. Është një sagë mashtrimesh për hakmarrje politike që ka një faturë shumë të rëndë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?