Komisioni Hetimor për çështjen ”Becchetti”, Bardhi: PS ka frikë nga zbardhja e aferës

Në Kuvend nuk ka qetësi, pasi PD-ja kërkon që të ngrihet Komisioni Hetimor për çështjen ”Becchetti”, por maxhoranca është kundër. Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i është përgjigjur Taulant Ballës, i cili tha se dokumenti ku është bazuar PD nuk është konfidencial. Refuzimi sipas Bardhit është tregues se si PS-ja ka shkelur ligjin.

“Rama ka vendosur që të gris ligjin për Komisionet Hetimor për të mos lejuar opozitën që të faktoj korrupsionin e EdI Ramës. Rama sundon me parimin, tjetër themi e tjetër bëjmë, thjesht po pengoni në pak kohë ngritjen e këtij Komisioni.

Kërkoni të ndalni transparencë se i trembni asaj që do të zbulohet, tregoni se keni frikë nga zbardhja e kësaj afere, ju vendosni fatin e një njeriu para interesave të shqiptarëve, e paimagjinueshme që Avokatura e Shtetit t’i kërkojë parlamentit që të mos i ushtrojë të drejtat e veta kushtetuese, si cenohet interesi publik nga hetimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shtetit shqiptar i është shtuar 1.7 mln dollar, nuk është konfidencial dokumenti, nuk ka vendim”, tha Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?