Komisioni hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS, kërkohet Rama dëshmitar

Komisioni hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS ngriti siparin. Kryetari i komisionit, demokrati Ervin Salianji prezantoi dhe planin e hetimit 6-mujor, ndërsa nënkryetari Toni Gogu, i Partisë Socialiste, nënvizoi mungesën e provave në pretendimet e opozitës.

Opozitarët kishin gati dhe listën e dëshmitarëve që do të thirren në komision, ku në krye të renditjes ishte kryeministri Edi Rama. “Do thirren për të dëshmuar Edi Rama, Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku”, deklaroi Salianji.

Leximi i emrave të dëshmitareve shtyu Gogun të bënte një ngacmim, duke u sugjeruar kolegëve një shtesë në listën e dëshmitarëve. “Shtoni dhe Gazment Bardhin, se ai ka dijeni”, theksoi Gogu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?