Komisioni hetimor për sistemin TIMS, debate me PS për mbledhjet e mbyllura, Salianji: Si lakuriqët e natës

PD vijon të kundërshtojë PS për kërkesën e tyre që seancat dëgjimore në Komisionin për sistemin TIMS të bëhen të mbyllura. Drejtuesi i Komisionit, deputeti i Rithemelimit Ervin Salianji i cilësoi si mbledhje të lakuriqëve të natës në errësirë.

Nënkryetari socialist Toni Gogu akuzon opozitën se kërkon të bëjë show politik. Për shkak të ndeshjeve të Kombëtares Shqiptare puna e komisionit do të rikthehet më 26 qershor.

“Kombëtarja e futbollit do ta paralizojë punën e parlamentit për një kohë të gjatë dhe duke marrë parasysh këtë, jemi dakordësuar që mbledhja tjetër të jetë më 26 qershor. Edhe me dyer të mbyllura ato që u dëgjuan në këtë komision ishin llahtar në raport me sesa thellë dhe rëndë është cenuar siguria kombëtare në raport me të dhënat e sistemit TIMS dhe trondisin themelet e shtetit”, u shpreh Salianji.

“Ju e doni shtetin në televizor, se keni tallavanë e qytetarit digjital. Duke shprehur çudirat tona të stisura, ne nuk e kalojmë kohën duke pyetur dëshmitarët aq më shumë kohë i marrim detyrës sonë edhe i japim një detyre që s’na e ka kërkuar njeri është ajo e shout televiziv. Është e panevojshme që ky komision në një botë paralele të krijojë dhe një tragjikomedi”, tha Gogu.

“Të bëhet me dyer të mbyllura si lakuriqët e natës”, u shpreh Salianji.

SHKARKO APP