Komisioni i Ekonomisë u mblodh online, Berisha: Shkelje e rëndë e Kushtetutës!
Sali Berisha ka reaguar për mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë që u zhvillua online për shkak të bllokimit nga deputetët e Rithemelimit. Përmes një postimi në Facebook, Berisha e ka konsideruar këtë veprim si një turp, teksa shtoi se kjo gjë është bërë për të fshehur vjedhjet e mazhorancës me buxhetin. “Për të fshehur vjedhjet e tyre me buxhetin, mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë e bëjnë online pa opozitën. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës! Turp!”, shkruan Berisha.