Komisioni i Etikës rrëzon PD-në, Spiropali nuk përjashtohet nga Kuvendi

Sekretariati i Etikës vendos rrëzimin e kërkesës së deputetëve të PD-së për ministren për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Kërkesa erdhi pasi deputetët e konsideruan si shkelje të etikës, gjuhë provokuese dhe përdorim të fjalëve fyese nga ministrja Spiropali në seancën plenare të datës 23 shkurt.

Ministrja deklaroi me ironi se po mbante një minutë heshtje për Edmond Spahon. Po ashtu, sekretariati rrëzoi kërkesën e Gazment Bardhit, që kërkoi anulimin e votimit në seancën e fundit të 23 shkurtit.

SHKARKO APP