Komisioni i Jashtëm: Shqiptarët po i “turren” Holandës, kthejini

Komisioni parlamentar i Jashtëm është përfshirë sot nga debate për çështjen e azilkërkuesve shqiptarë. Teksa zv/ministri i Brendshëm, drejtori i Kufirit dhe Migracionit si dhe zv/ministri i Jashtëm, janë thirrur për të raportuar mbi këtë çështje.

Nga ana e saj, deputetja Arta Dade e ka vlerësuar si shqetësues numrin e azilkërkuesëve shqiptarë në Holandë duke i kërkuar në këtë rast ministrisë së Jashtme që të marr masa urgjente që emigrantët e paligjshëm të kthehen menjëherë.

Sipas zv/ministrit të Brendshëm në 2016 numri i azilkërkuesve në Hollandë është 800, ndërsa në 2015 rreth 1000 shqiptarë kanë kërkuar azil.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritje e numrit të azilkërkuesëve është vënë re në muajin janar dhe shkurt. Ai thotë se autoritetet holandeze kane nisur kthimin, duke u dhënë azilkërkuesëve një biletë avioni si dhe 200 euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?