Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpall 2 vende vakante – Kriteret dhe afati i fundit për aplikim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur dy pozicione vakante, konkretisht për Specialist të Sekretarisë Gjyqësore dhe për Këshilltar Ekonomik. Sa i takon pozicionit të parë, kandidati duhet të plotësojë një sërë kërkesash, të cilat përfshijnë:

  • Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë në Drejtësi
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë të paktën tri vite përvojë punë në profesion

Ndërsa, kandidatët e interesuar për pozicionin Këshilltar Ekonomik pranë KPK-së, duhet të:

  • Kenë përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare në shkenca ekonomie, matematikë ose drejtësi me diplomë ‘master i shkencave’  brenda ose jashtë vendit
  • Zotërojë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Të ketë shtatë vite përvojë pune në sektorin financiar

Një tjetër kërkesë që duhet të plotësojnë kandidatët për të dy pozicionet e lira të shpallura nga KPK-ja është se ndaj tyre nuk duhet jetë nisur procedim penal, të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose kundërvajtjeje penale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, duhet që ndaj tyre të mos jetë marrë asnjë masë disiplinore e cila është ende në fuqi sipas legjislacionit në momentin e aplikimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me dokumentat për aplikim, kandidatët për të dy vendet vakante duhet të dorëzojnë:

  • Kërkesë me shkrim, shprehje interesi
  • Jetëshkrim profesional
  • Kopje të dokumentave që përfshijnë diplomë, letërnjoftim, librezë pune (origjinale ose të noterizuara)
  • Dëshmi penaliteti
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt
  • Çdo dokumentacion tjetër shtesë që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme

Sa i takon afatit të fundit për aplikim, kandidatët e interesuar duhet të kryejnë dorëzimin e tyre brenda 20 ditëve pas publikimit të njoftimit pranë institucionit të KPK-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?