Komisioni i Rithemelimit: Marrëveshja Alibeaj-Balla me 84 votat, Rama legjitimon kapjen e Presidentit

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi denoncon se marrëveshja mes Enkelejd Alibeajt dhe Taulant Ballës që do të votohet me 84 vota në Kuvend, veç se i legjitimon Edi Ramës procesin për kapjen e Presidentit.

Po ashtu Bylykbashi thotë se Alibeaj nuk ka asnjë tagër të mbledh deputetët, apo edhe të hedhë në tryezë emra kandidatësh.

‘Marrëveshja që ka dakordësuar Alibeaj i mundëson Ramës që të sigurojë 84 mandate për kandidatin e tij që ta shesë si kandidat konsensual. Marrëveshja i jep mundësi Ramës që të caktojë një opozitë hollesh përkundër opozitës së votës e me votat e tyre të caktojë presidentin e më tej, të ndryshojë sistemin zgjedhor, hartën e ndarjes territoriale, për të mbajtur pushtetin”.

Postimi i plotë

“Verba volant, scripta manent” thonë latinët. Shqip, fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet. Ajo që mbetet është që marrëveshja e Alibeajt me Ballën i garanton Ramës legjitimimin e procesit të tij për kapjen e presidentit. Marrëveshja i mundëson Ramës që në morinë e emrave të hedhur mbi tryezë, të fshehë emrin që ka planifikuar.

Marrëveshja që ka dakordësuar Alibeaj i mundëson Ramës që të sigurojë 84 mandate për kandidatin e tij që ta shesë si kandidat konsensual. Marrëveshja i jep mundësi Ramës që të caktojë një opozitë hollesh përkundër opozitës së votës e me votat e tyre të caktojë presidentin e më tej, të ndryshojë sistemin zgjedhor, hartën e ndarjes territoriale, për të mbajtur pushtetin.

Alibeaj përpiqet të ndryshojë statutin e Partisë Demokratike duke anashkaluar Kuvendin Kombëtar dhe Këshillin Kombëtar, dy organet më të larta përfaqësuese të PD.

Alibeaj nuk ka asnjë tagër të mbledhë deputetët, të hedhë në tryezë emra kandidatësh për të legjitimuar procesin e Ramës. Deputetët e Partisë Demokratike përfaqësojnë vullnetin e saj dhe nuk bëhen fasadë e kapjes së pushteteve prej Edi Ramës.

SHKARKO APP