Komisioni i Rithemelimit mban zgjedhjet për kryetar dege në Dibër, kush janë kandidatët
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se sot, po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të PD Dibër, ku qendra e Votimit është në Pallatin e Kulturës Peshkopi.
Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar.
Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i cili vendos.
Kandidatët për Kryetar janë:
1. Hamza Lleshi
2. Ilir Krosi
KOHA JONË SONDAZH

