Komisioni i Rithemelimit merr vendimin: Kuvendi Kombëtar do të mbahet më 30 prill
Komisioni i Rithemelimit, duke parë situatën në të cilën ndodhet selia blu, bën me dije se shtyn për në datën 30 prill mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Mbledhja ishte parashikuar për më 22 mars.
Komisioni i Rithemelimit vendosi:
Të zhvillojë me prioritet analizën e rezultateve zgjedhore në 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet lokale.
Te nisë procesin statutor te riorganizimit të strukturave të degëve në këto bashki, proces i frenuar për shkak te këtyre zgjedhjeve.
Të vazhdojë dhe të permbyllë procesin statutor në degët tjera konform udhëzimeve.
Për arsyet e sipërpërmendura, në mënyrë që gjithë ky proces te përfundojë me sukses, Komisioni i Rithemelimit të PD vendosi që të shtyjë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në datën 30 prill.