Komisioni i Sigurisë, përplasen Lutaj dhe Dogjani

 

Mbledhja e komisionit parlamentar të Sigurisë ditën e sotme është përfshirë nga një zënkë mes deputetëve Pirro Lutaj dhe Asllan Dogjani. Ata kanë fyer njëri­tjetrin dhe tonet e larta janë dëgjuar deri në korridor, ndërsa mbledhja zhvillohej me dyer të mbyllura. Ka raportime se ata janë përplasur edhe fizikisht me njëri-tjetrin.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pas debateve të ashpra, teksa për të ndarë dy deputetët e përfshirë në konfrontim kanë ndihmuar edhe efektivët e ish­-Gardës së Republikës, sot Struktura e Ruajtjes së Personaliteteve Shtetërorë.

Por, vetë deputeti socialist Lutaj e ka mohuar këtë gjë.

Edhe seancën e shkuar në Komisionin e Sigurisë pati përplasje, pasi Flamur Noka fyeu ministrin Saimir Tahiri, çka bëri që mbledhja të ndërpritej. 

SHKARKO APP