Komisioni i Sigurisë, Tahiri sherr me deputetin Noka

 

Raportimi i ministrit të Brendshëm,Saimir Tahiri sot në komisionin parlamentar tëSigurisë është shoqëruar me debate të forta mes tij dhe deputetit të opozitës,Flamur Nokës.

Kështu, teksa ministri do të fliste mbi kodin e ri të etikës, deputeti Noka e akuzoi ashpër ministrin se gënjen dhe se ka hequr nga puna plot 800 efektivë.

“Tahiri e ka mbushur policinë me trafikantë. Tahiri po ofendon policinë, është palo trafikant”, është shprehut deputeti Noka. 

Ndërsa ministri i Brendshëm është shprehur se Kodi i ri i Etikës sjell standarde të reja në polici, teksa theksoi se e gjetën policinë të zhytur në korrupsion.

Pas debateve të ashpra mes Tahirit dhe Nokës, kreu i komisionit Spartak Braho është detyruar të ndërpresë mbledhjen, për të rinisur pas pak minutash.

SHKARKO APP