Komisioni i Venecias pranon kërkesën për opinion për vetingun e politikanëve

Komisioni i Venecias pranoi kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi  për opinion për projektligjin për vetingun e politikanëve.

Në seancën e sotme të Komisionit të Venecias, është miratuar po ashtu edhe opinioni i Përbashkët i Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR, lidhur me projektligjin “Për nismën legjislative të shtetasve në Republikën e Shqipërisë.

Kuvendi njoftoi se sot paradite, Komisioni i Venecias zhvilloi një sesion shkëmbimi pikëpamjesh mbi projektligjin “Për nismën legjislative të shtetasve në Republikën e Shqipërisë”, ku ishte e pranishme Vasilika Hysi, zëvendëskryetare e Kuvendit të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky opinion u kërkua nga Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, pak javë më parë. Në këtë kuadër, Kuvendi i Shqipërisë mirëpriti në Tiranë një mision të Komisionit, i cili u takua me përfaqësues të institucioneve shqiptare e deputetë dhe diskutoi rreth çështjeve të veçanta të projektligjit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fjalën e saj, Vasilika Hysi vlerësoi pranimin e kërkesave si edhe fleksibilitetin e shpejtësinë e përfshirjes së tyre në axhendën e punimeve të këtij Komisioni, si dhe ftesën për të shkëmbyer mendime lidhur me projektligjin për nismën ligjvënëse të shtetasve shqiptarë.

Projektligji për nismën ligjvënëse të shtetasve, synon të rregullojë procedurat për ushtrimin e nismës ligjvënëse të shtetasve në Republikën e Shqipërisë. Kjo e drejtë është e sanksionuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Që nga miratimi i Kushtetutës, 20 vite më parë, një ligj i tillë ka munguar. Por, pjesëmarrja e publikut në diskutimin, ndryshimet dhe përmirësimet e ligjeve, ose miratimin e ligjeve të reja nuk ka munguar.

Në përfundim të sesionit, u miratua opinioni i Përbashkët i Komisionit të Venecias dhe OSBE/ODIHR mbi projektligjin “Për nismën legjislative të shtetasve në Republikën e Shqipërisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?