Komisioni mblidhet sot për reformën zgjedhore, pritet të marrë pjesë dhe opozita

Komisioni i Reformës Zgjedhore do të zhvillojë sot mbledhjen e dytë pas konstituimit, ku pritet që e pranishme të jetë dhe opozita pavarësisht marrëdhënies së kushtëzuar që ka vendosur me parlamentin.

Rendi i ditës përfshin caktimin e grupit të ekspertëve dhe dërgimin e ftesës për institucionet ndërkombëtare për të asistuar në punën e Komisionit dhe grupit të ekspertëve.

Komisioni bashkëdrejtohet nga socialisti Bashkim Fino dhe demokrati Oerd Bylykbashi.

SHKARKO APP