Komisioni për Edukimin, Nikolla-Vokshit: Po e drejton shëmtuar seancën!
Sot është duke u zhvilluar seanca dëgjimore e komisionit të medias mbi edukimin. Milva Konomi, që në krye të herës, ka kërkuar që në komision të vendoset një kod etike.
Deputetja demokrate, Albana Vokshi u është drejtuar deputetëve të Partisë Socialiste duke u thënë të mos bojkotojnë.
E pranishme në komision ishte e Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, e cila i është drejtuar Voshkit duke i thënë që “Sa herë hapni gojën, bëni diferencën e qytetarisë”
Vokshi ka reaguar duke i shtruar një pyetje në lidhje me shkeljen e ligjit për aktet nënligjore të arsimit, ndërsa Ministrja i është përgjigjur se Vokshi po e drejton komisionin në mënyrën më të shëmtuar.
Është ndezur një debat midis Vokshit dhe Nikollës, duke përfunduar në dialogun:
Vokshi: S’do të më tregosh ti se si drejtohet komisioni
Nikolla: Mos ju shmangni përgjegjësive që ju takojnë!
Gurakuqi ka pyetur mbi mosfshehjen pas ekonomisë së kastave, mbi monitorimin e fondit mbi arsimin, mbi kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të bordit nëse ka kritere politike apo ekonomike si edhe mbi statusin e personelit akademik i cili rezulton i papërfunduar.
Ligji parashikon një mbrojtje më të mirë të pedagogëve por kjo nuk është shoqëruar me garantimin se mbrojtja do të zbatohet.
Vilma Bello ka shprehur se prej Ministres së arsmimit ka import të faktëve nënligjore të miratuara në të njëjtën kohë, por ka një mungesë të akteve nënligjore nga të cilat janë shumë pak të pamiratuara që janë në proces diskutimi. “Janë miratuar urdhrat e Kryeministrit dhe rregulloret”, vijon Bello.
Më pas ajo i drejtohet kryetares se komisionit, Vokshit, duke e pyetur se ku është shkelja ligjore në këtë mes.
“Unë nuk e di se sa kanë shkuar përpara drejtësisë kur në 2005 kishte akte të pamiratuara”, përfundon Bello.
Vokshi është përgjigjur duke përmendur fakrin se seanca në fjalë është me Ministren dhe jo me të.
“Nuk mundet juve që diskutoni dhe miratoni ligje të vini në këtë komision e të thoni se nuk i kemi miratuar sepse nuk kishim kohë”, thotë Vokshi.
Më pas ajo shton se ligji është ligj e duhet miratuar dhe se dikush duhet të mbajë përgjegjësi.
“Më vjen keq se ju vini nga akademia, duhet të ishit këtu për të mbrojtur të drejtat e studentëve dhe pedagogëve. Moszbatimi i ligjit i ka penalizuar të dyja këto kategori.”, shton Vokshi.
KOHA JONË SONDAZH

