“Komisioni për reformën është i PS”, Fatmir Mediu: Nisi manipulimet për fitore në tavolinë

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu thotë se sistemi i primit, i folur në mbledhjen e komisionit reformë, është një manovër Partisë Socialiste për të fituar zgjedhjet në tavolinë.

Mediu thekson se nuk mori pjesë në mbledhjen e këtij komisioni, pasi sipas tij aiështë një komision i zgjehdur i gjithi nga qeveria pasi asnjë opozitar nuk ka mundur të votojë për të.

“Sisemi i primit, është një manovër e Partisë Socialiste për të garantuar fitore në tryezë, për të përdorur elementë të opozitës, për të garantuar një fitore jo qytetare, por të qeverisjes. Po ta shikoni veprimi që ka bërë PS ishte ndryshimi i Kushtetutës pas shkeljes së marrëveshjes së 5 qershorit, që u bëmë ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Pas ndryshimeve kushtetuese ndryshoi kodi zgjedhor me një pjesë të opozitës në kuvendin e Shqipërisë me idenë se do të hapte listat dhe duke krijuar një problem të madh me moslejimin e koalicioneve parazgjedhore, duke i hequr opozitës mbi 12 mandate të mundshme”,-tha Fatmir Mediu në ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP