Komisioni për reformën zgjedhore nis punën së shpejti, reagon Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur ndërmjetësimin e SHBA dhe OSBE/ODIHR në rinisjen e bisedimeve për reformën zgjedhore.

Përmes një reagimi në platformën X, Basha shprehet se falë kësaj mbështetjeje pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të nisë punën së shpejti.

“Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë përsëris mirënjohjen time për mbështetjen që partnerët strategjikë të Shqipërisë, SHBA, BE dhe MB si edhe OSBE-ODIHR i japin procesit të reformës zgjedhore në Shqipëri. Falë edhe kësaj mbështetje, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të nisë punën së shpejti. Listat e hapura, barazia e votës, vota e diasporës dhe votimi dhe numërimi elektronik janë prioritetet e Partisë Demokratike të mishëruara në paketën e propozimeve ligjore të depozituara në Kuvendin e Shqipërisë. Koha për t’ju dhënë shqiptarëve një Kod Zgjedhor pa hile dhe pengesa për lirinë dhe barazinë e votës!” shprehet Basha.

SHKARKO APP