Komisioni për të dhënat nga TIMS, ministri Balla dëshmon për 3 orë. Rrumbullaku kërkon të ”mbyllen dyert”

Pas 3 orësh ka përfunduar dëshmia e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla në Komisionin Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS. Seanca e marrjes në pyetje u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të çështjeve sensitive.

Dy palët në komision kanë debatuar me njëri-tjetrin për vijimin e dëshmisë së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili gjithashtu kërkoi një seancë me dyer të mbyllura.

Kjo gjë hasi në kundërshtinë e kryetarit të komisionit, Ervin Salianji i cili tha se për këtë çështje është votuar më herët. “Kemi votuar me shumicë që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura. Tani se ka frikë PS për drejtuesit e institucioneve. Kjo është e paligjshme”, tha mes të tjerash Salianji.

SHKARKO APP