Komisioni për UÇK-në, Gjoni: Po i hidhni benzinë zjarrit rus e serb

Në seancën parlamentare të kësaj të enjteje, Kuvendi votoi përbërjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty.

Me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim, Kuvendi miratoi të enjten e kaluar ngritjen e Komisionit të Posaçëm për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë. Deputeti Ralf Gjoni, tha se po i hidhet benzinë zjarrit rus e serb.

”Ne po ngremë një komision për aludime të krimeve të drejtuesve të UÇK-së në Shqipëri duke i hedhur benzinë zjarrit serb e rus ndërkohë që kemi shumë problematika për shkak të koronavirusit. Kemi një dimër shumë të zi përpara nesh, kjo do të na kushtojë miliarda euro në të ardhmen”, tha Gjoni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?