Komiteti i Ekspertëve foli për ulje të shifrave, por në 24 orët e fundit shënohen 15 viktima

Komiteti Teknik i Ekspertëve sot tha se shifrat janë ulur, por në bilancin e 24 orëshit të fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është rritur numri i viktimave. 15 humbje jete nga virusi vdekjeprurës dhe numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë shkon në 2171. ”3 qytetarë nga Fier, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Librazhdi, moshave 59-87 vjeç”,-informon Ministria e Shëndetësisë.

Mësohet se janë 448 raste të reja nga 2475 testime të kryera, ku qarku më i prekur është Tirana e ndjekur nga Shkodra, Gjirokastra e Durrësit. ”113 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 28 raste në Gjirokastër, 26 raste në Durrës, , 23 raste në Korçë, 20 raste në Fier, 19 raste në Sarandë, 18 raste në Librazhd, 16 raste në Berat, 14 raste në Elbasan, 12 raste në Vlorë, 10 raste në Kolonjë, 8 raste në Kurbin, Lushnje, 7 raste në Devoll, Ura Vajgurore, 6 raste në Mirditë, Pogradec, Skrapar, Dropull, 5 raste në Kukës, Kamëz, Tepelenë, Kuçovë, 4 raste në Kavajë, Dibër, Malësi e Madhe, Peqin, Libohovë, 3 raste në Rrogozhinë, Selenicë, Prrenjas, 2 raste në Lezhë, Mallakastër, Himarë, Vorë, 1 rast në Krujë, Tropojë, Belsh, Memaliaj, Gramsh, Finiq, Poliçan, Këlcyrë”.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 696 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 87,193 që nga fillimi i epidemisë. Në spitalet Covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 357 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2,302 vaksinime anti-covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 53,992 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Statistika (24 Mars 2021)

Raste të reja ditore 448
Të shëruar në 24 orë 696
Të shtruar në spitale 357
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 2475
Testime totale 539,438
Raste pozitive 122,295
Raste të shëruara 87,193
Raste aktive 32,931
Humbje jete 2171

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22556
Fier 2605
Durrës 1424
Vlorë 1309
Shkodër 1233
Gjirokastër 1258
Korçë 764
Lezhë 569
Elbasan 426
Kukës 344
Dibër 327
Berat 116

SHKARKO APP