Komiteti i Kulteve: Komunitetet fetare po humbasin pronat

Komiteti Shtetëror për Kultet po ndjek me shqetësim ecurinë e procesit të kthimit dhe gjykimit të pronave të komuniteteve fetare.

Nisur nga rastet e përsëritura, Komiteti Shtetëror për Kultet (KSHK) shpreh shqetësimin mbi atë që po ndodh në sistemin gjyqësor me pronat e komuniteteve fetare. Në shumicën e rasteve të gjykuara komunitetet fetare po humbasin pronat.

Prandaj, KSHK i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë të kontrollojë të gjitha dosjet e gjykimeve të pronave të komuniteteve fetare, siç është dhe rasti i fundit i ngritur sot nga Komuniteti Mysliman mbi një pronë në qendër të Tiranës.

SHKARKO APP