Komiteti i Rindërtimit/ Rama: Nuk është thjesht politikë strehimi, por mundësi më e mirë

Po zhvillohet mbledhja e radhës e Komitetit të Rindërtimit, ku kryeministri Rama tha se kjo është një mundësi e mirë drejt një situate më të mirë, ekomomike.

“Kjo është përvoja e parë, se duhet të merremi më diçka që se kemi bërë më parë. Rikonstruksioni nuk është thjesht një politikë strehimi që duhet bërë, por një mundësi e re që të ecë me një shpejtësi të re drejt një situate më të mirë, ekomomike. Programi, kombinim i nevojës së njerzve për tu kthyer në një çati së bashku, për tu dhën një jetë më të mirë.

Kjo nënkupton shkolla, kopshte, shërbime , infrastrukturë edhe po ashtu lidhje me të të mirë me qendrën e bashkive të tyre. Ndërkohë që flasim sfida për të cilën flasim është e pranishme. Dua të theksoj, se dhe përvoja ka treguar që donatorët janë njerëz të vështirë, kjo është arsyeja pse e vlerësoj këtë komitet, dhe pse kjo nuk ishte thjesht formale, por është një falenderim na zemra.

Një shembull, të gjithë ju erdhët në Bruksel me zemrën plot, e premtuat shumë gjëra të mira, por para kësaj asnjë s’kishte fol me tjetrin. Sfida është që të gjitha këto gjëra të bëhen bashkë, të gjitha kontributet.
Na duhet të sigurohemi që kemi atë që na duhet, dhe pjesa tjetër të shkojë diku tjetër, po r kjo diku tjetër duhet vendosur bashkarisht.

Doja të falenderoja SHBA që ka marrë parasysh propozimin për Akademinë e transparencës, do kemi 4 palë sy që gjërat të shkojnë në vendin e duhur.
Kemi një rrjet të tërë njerëzish që zbatimi të jetë në rregull.

Dështimi është dicka që nuk duhet të bëjë pjesë në fjalorin e rindërtimit. Të fillojmë me ato zona më të ndërlikuar me ndërtesa banimi me shumë apartamente.”, tha Rama.

SHKARKO APP