Komiteti Mysliman: Namazi i Fitër Bajramit falet në sheshin “Skënderbej”
Namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin “Skënderbej” më 2 maj, në orën 06:20.
Lajmi është bërë i ditur nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. Kështu, besimtarët myslimanë do të celebrojnë një muaj pas agjërimit dhe faljes së namazit të teravitëve, traditë e këtij Muaji të Shenjtë.
Njoftimi i KMSH:
Njoftim!
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se Namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin “Skënderbej”, më datë 2 maj 2022, ora 06:20.
KOHA JONË SONDAZH

