”Komiteti të zgjasë orën policore për muajin e Ramazanit”, Rama: Atyre nuk u flitet kollaj

Kryeministri Edi Rama thotë se i është bërë një kërkesë Komitetit të Ekspertëve nga ana e qeverisë për zgjatjen e orës policore.

Gjatë një telefonate me ministren e Arsimit, Evis Kushi, ku kjo e fundit u shpreh se të gjithë qytetarët në Elbasan i kanë kërkuar gjatë takimeve që të zgjatet ora policore deri në orën 21:00 ose 22:00 sidomos për muajin e Ramazanit.

Rama u shpreh se kërkesa i është bërë Komitetit dhe nuk dihet se çfarë vendimi do të marrin ekspertët pasi ata janë të shhqetësuar për situatën epidemike në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Evis Kushi: Kam edhe një kërkesë nga qytetarët. Kanë njëçik merakun e orës policore. Në takimet që bëjmë mirë do të ishte që të zgjatej ora policore deri në 9 deri në 10 sidomos për muajin e Ramazanit. Komiteti mirë është ta shikojë pak.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama: Një kërkesë, se atyre nuk u flitet kollaj… një kërkesë me një arsyetim nëse mund të bëhet kjo ua kemi bërë, por të shohim çfarë do të bëhet tani. Janë shumë të shqetësuar ata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?