Komiteti Teknik i Ekspertëve: Gjimnazistët rikthen në shkollë

Këtë të hënë është mbledhur Komiteti Teknik i Ekspertëve për Covid-19 në Shqipëri. Në fjalën e saj, drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se për 5-6 javë kemi vënë re rritje të incidencës.

”Raporti meshkuj femra është 48-52, ndërsa është ndryshe në rastet e humbjeve të jetës. Numri i shtrimeve në spitale, Covid 3 dhe 4 nuk kanë pacientë, por janë në gatishmëri. Një indeks tjetër është ulja e vdekshmërisë. Vaksimimet; 332905 deri dje, vaksinim që prek jo vetëm grupmoshat po edhe ata në shërbim. Ka ndryshim nga rezultati i rasteve. Tirana ka një numër të rasteve aktive të lartë duke pasur parasysh dendësinë e popullsistë. Gjirokastra, Korça dhe Berati dhe vende të tjera që po i mbanjmë në monitorim”,-tha Fico.

Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli tha se për dy javë do të ketë karantinë të detyruar për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Gjithashtu edhe nxënësit e viteve të para dhe të dyta rikthehen në shkollë. “Vendoset karantinë dy javorë për qytetarët që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, si dhe rikthehen në shkollë vitet e para dhe të dyta. Të vazhdohet të zbatohet me rigorozitet masat e vendosura”, tha Rakacolli.

Vaksinimi, pse janë zgjedhur ata të transportit ajror, dhe jo ata të rrugores?

Fico: Do jenë në diferencë të vogël kohore. Në qarkullimin ajror nuk kemi përgjegjësi kombëtare por ndërkombëtare. Numri është shumë më i vogël sesa ata të transportit urban. Por me sasinë e vaksinave që kemi marrë, ky grup do menaxhohet menjëherë.

Sa është sasia e vaksinave që kemi, dhe është vënë re numri i ulët e personave?

Fico: Po na vijnë edhe 300 mijë vaksina të tjera, ndërsa totali është diku në 700 mijë. Sa i përket çështjes së vaksinimit, edhe ne e monitorojmë procesin në disa dimensione. Ramazani e ka ngadalësuar procesin e vaksinimit. Nuk ka asnjë arsye tjetër veç kësaj feste. Është shans për të mos rënë pre e SAR-CoV-2.

SHKARKO APP