Komiteti Teknik ndalon grumbullimet deri më 25 mars

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që grumbullimet të ndalohen deri më 25 mars të këtij vit.

Ky ndryshim erdhi pas vendimit dhe “ultimatumit” të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi të shfuqizojë shprehjen “deri në një urdhër të dytë”, duke i kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të rishikojë kohëzgjatjen e kufizimeve, brenda një jave.

”Në urdhrin nr.633, datë 17.11.2020, ”Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, bëhet ndryshimi si vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit,togfjalëshi ‘deri në një urdhër të dytë’ zëvendësohet me togfjalëshin ”deri në datën 25.3.2021””.

Vendimi për ndalimin e grumbullimeve për shkak të masave anti-covid u botua sot në Fletoren Zyrtare.

SHKARKO APP