Kompania Integrated Energy BV Spv, kontribut me vlerë në zhvillim të kryeqytetit

Kompania e inceneratorëve Integrated Energy BV Spv ka kontribuar në fusha të ndryshme për një zhvilim sa më të mirë të Tiranës. Kjo kompani ka dhënë kontributin e saj si donatore për shumë projekte që mbulojnë sferën sociale dhe atë të mjedisit. Ndër të tjera, kompania IEBV ka dhënë një ndihmesë të madhe dhe kotributin e saj me vlerë gjatë situatës që u krijua në vendin tonë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, duke ndërtuar e rikonstruktuar kopshte, shtëpi etj. 

Në kuader të përgjegjësisë sociale për korporatën, Integrated Energy BV Spv është përpjekur në mënyrë të vazhdueshmë të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit duke marrë në konsideratë objektivat ekonomikë, mjedisorë dhe socialë në proceset e vendimmarrjes.
Ne marrim përgjegjësi për impaktin e aktiviteteve të kompanisë sonë, duke punuar dhe komunikuar me aktorët e brendshëm dhe të jashtëm. Përkushtimi dhe angazhimi jonë është i pandërprerë për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, përmirëuar cilësinë e jetës, jo vetëm për stafin tonë por edhe komunitetin ku ne operojmë
Më poshtë janë listuar disa projekte ku IEBV ka dhënë kontribtin e saj si donator. Projektet mbulojnë sferën sociale dhe atë të mjedisit.

1-“Rikonstruksioni dhe mobilimi pjesor i kopshtit dhe shkollës 9-vjecare, Sharrë”

Komuniteti i Sharrës është komuniteti që ndikohet drejtëpërdrejtë në zonën ku kompania jonë operon. Fokusi ynë kryesor në kuadër të përgjegjësisë sociale të koorporatës është të ndikojmë dhe investojmë në përmirësimin e jetës së komuniteteve ku ne operojmë.

Shkolla dhe kopshti i Sharrës ishin në gjendje të degraduar dhe mungesa të theksuara materialesh ndaj IEBV vendosi t’i rehabilitojë të gjitha ambientet e jashtme dhe të brendshme dhe të pajisë me materiale ambjentet. Sot nxënësit dhe fëmijët e Sharrës frekuentojnë këto ambjente në kushtë shumë të mira.
Punimet përfshinë suvatimin e mureve dhe shtrimin e pllakave; zëvendësimin e dyerve dhe dritareve; instalimin e linjave elektrike dhe kabinetit e informatikës; riparimin e banjave; dhe ambjentin e jashtëm. Gjithashtu u blenë mobilje të reja duke u angazhuar në mobilim pjesor të kopshtit.
Punimet nisën në 2018-ën dhe përfunduan në 2019 , në një periudhë 6 mujore.

Arsimi dhe edukimi është fokus i kompanisë jonë, në kuadër të angazhimit tonë me përgjegjësinë sociale të koorporatës për zhvillim të qëndrueshëm në kuadër të #SDG4, në linjë me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (Sustainable Development Goals, SDG), i njohur edhe si Objektivat Globale (Global Goals).

Vlera totale e donacionit arrin në 2,752,836 lekë me TVSH.

2-“10’000 fidanë për qytetin e Tiranës”

Mjedisi dhe siguria janë në thelb të projektit tonë. Në 2019, IEBV iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet dhe mbjelljen e pemëve duke dhuruar 10’000 fidanë të llojeve Gold Krest, Lejland dhe Arizona, të cilat u mbollën në pjesën jugore të Parkut të Liqenit Artificial.

Mjedisi dhe mbrojtja e tij janë fokus i punës sonë, në kuadër të angazhimit tonë me përgjegjësinë sociale të koorporatës për zhvillim të qëndrueshëm në kuadër të #SDG11 #SDG13 dhe #SDG15, në linjë me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (Sustainable Development Goals, SDG), i njohur edhe si Objektivat Globale (Global Goals).

Vlera totale e donacionit arrin në 10,000,000 lekë me TVSH.

3-“Ndertimi i kopshtit dhe çerdhes ”Çamarrokët e vegjël” (ish kopshti nr.34)”

150 fëmijë të Kombinatit prej Tetor 2019 kanë një kopsht dhe çerdhe të re.

Risia kopshtit nr 34. është jo vetëm ofrimi i shërbimit psikosocial, por edhe prania e mjekut që monitoron zhvillimin fizik të fëmijëve, e veçanërisht të atyre me nevoja të veçanta.

Ndërtimi i godinës përveç dhomave të ndenjës dhe fjetjes për fëmijët e grupmoshave të ndryshme përfshin: ambjent të dedikuar për fëmijët me nevoja të veçanta ambjent të jashtëm argëtues, tualete, 2 shkalllë emergjence, sistem ngrohje ftohje dhe kaldaje, , kuzhinë e specializuar, lavanderi,sektreatari për drejtorinë, dhomë psikologu etj.
Ky kopsht ka një kapacitet maksimal për 180 fëmijë. Punimet nisën në Prill 2019 dhe u finalizuan në Shtator 2019. Gjatë punimeve të ndërtimit u angazhuan dhe punësuan me nënkontraktorët tanë rreth 105 persona.

Vlera totale e donacionit arrin në 87,873,279 lekë me TVSH.

4-“Sponsorizimi për sistemimin e situatës nga tërmeti në Durrës”

4-“Sponsorizimi për sistemimin e situatës nga tërmeti në Durrës”

IEBV dha kontributin e saj të menjëhershëm gjatë situatës që u krijua në vendin tonë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. IEBV në një kohë rekord arriti të grumbullojë dhe sistemojë të gjitha inertet e krijuara nga shëmbja e ndërtesave. Gjatë muajit Nëntor – Dhjetor rreth 48 mjete të rënda dhe 85 persona u vunë në dispozicion 24h në të gjithë zonën e Durrësit dhe 43 mjete të rënda u dërguan në zonën e Kurbinit ku me po të njëjtin intesitet u punua për të evaduar të gjithë inertet e grumbulluara në dy zonat më të dëmtuara nga tërmeti.

Mbështetja financiare ka kapur vlerën 36,840,542 leke me TVSH.

5-“Rikonstruksion i nderteses se demtuar nga termeti”

Familja Xhameta u prek nga tërmeti në nëntorin e kaluar. Familja e cila banon ne zonën e kombinatit ishte në nevojë emergjente për një strehe të re.
IEBV u angazhua menjëherë për të ndihmuar familjen duke i siguruar brënda muajve të parë të 2020 një banesë të re me kushte bashkëkohore.

Vlera totale e donacionit për familjen Xhameta është 7,982,279 lekë me TVSH

6-“Angazhohemi në arsimin dhe edukimin e brezit të ri të diasporës”

Edukimi i brezave të rinj në diasporën shqiptare është një angazhim i rëndësishëm në kuadër të përgjegjësisë sonë sociale të kooprporatës. U angazhuam për këtë, me kontributin tonë financiar në mbështetje të planit të veprimit të Strategjisë Kombëtare të Diasporës 2017 – 2021, Qeveria Shqiptare.
Mbështetëm gjatë 2019-ës, Ministrinë e Diasporës për të zhvillluar më tej politikat dhe programet edukuese për brezat e rinj jo vetëm për tu shndërruar në një traditë edukuese për fëmijët e diasporës por edhe për të kontribuar në ruajtjen e gjuhës shqipe.

Vlera totale e donacionit arrin në 750,000 leke.

SHKARKO APP