Kompania e njohur Facile.it dhuron 20 mijë euro për të prekurit nga tërmeti
Për tu ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti nuk janë solidarizuar vetëm shtete dhe organizata ndërkombëtare, por një kontribut të rëndësishëm po jep biznesi vendas dhe i huaj.
Facile.it (Dega në Shqipëri), një nga kompanitë lider në tregun ndërkombëtar të Call Center ka dhuruar për banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 20 mijë euro. Donacioni i kompanisë është dhuruar në institucionet shtetërore të cilat kanë hapur llogaritë për ndihma ndaj familjeve të prekura. Facile.it është një prej kompanive lider në tregun italian të konsulencës në tregun e sigurimeve dhe që prej vitesh operon dhe në Shqipëri, si një nga markat më të mira të tregut Call Center.