Kompania italiane: Mbetjet i sollëm në Vlorë, por s’janë të rrezikshme

Kompania italiane ”St.Damian” që ka në pronësi edhe tragetin e linjës së Brindisit që u bllokua në Vlorë me mbetje të dyshuara toksike dhe kancerogjene ka reaguar pas nisjes së hetimeve nga autoritetet shqiptare. Agjenti italian Massimo Prudentino mohon që mbetjet të jenë të rrezikshme. Kompania thotë se mbetjet kishin mbetur në traget, pasi kishte bërë remont në Kroaci (Split), por nuk u lanë atje sipas tyre për shkak të nuk kishin kohë dhe vështirësive në kantier për hapësirën dhe as në Itali por u sollën në Vlorë.

Prudentino thotë se “Ato janë mbeturina të gjurmueshme të anijeve, të cilat dërgohen rregullisht. Janë vajra hidraulikë që përdoren për sistemet në bord, materialet e mbetura (leshi) nga punimet e fundit, të paketuara në qese plastike, dyshekë, furça druri, të gjitha gjurmuese, të paraqitura në dokumentet shoqëruese”. Italianët kanë paraqitur edhe një dokument, që sipas tyre është kontrata që kanë lidhur me kompaninë shqiptare ”Delfini 1” për mbetjet. Sipas tyre kjo praktikë vijon prej 10 vitesh.

“Më 19 shkurt 2020, St. Damian kërkoi sipas praktikës së vendosur gjatë dhjetë viteve të fundit për shërbimin e dorëzimit të mbeturinave për kompaninë vendase shqiptare, në përputhje me rregulloren kombëtare italiane dhe autorizimit nga Ministria shqiptare e Mjedisit. Kompania “Delphin 1″ është pajisur me një kontratë të rregullt me tragetin St. Damian tashmë prej disa vitesh. Kjo kompani kryen shërbimin e depozitimit të mbeturinave për të gjitha anijet në portin e Vlorës, jo vetëm ne”.

SHKARKO APP