Kompania që “liroi” nga burgu Doklen, pjesë e bandës së Durrësit

Këtë të martë ka lënë qelinë e burgut të Fushë-Krujës, anëtari i bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i dënuar me burgim të përjetshëm. Gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha, vendosi që ta lirojë me kusht Doklen, duke pranuar kërkesën e avokatëve të tij. Gjykata e ka liruar me argumentin se ka kryer ¾ e dënimit, ka sjellje të mirë në burg dhe për shkak se ka kontratë pune.

Kontrata e punës sipas “Abc News”, është arritur më 26 tetor 2019 mes kompanisë “Mateo Konstruksion” dhe të dënuarit Endrit Dokle. Endri Dokle i datëlindjes 31.02.1983 lindur në Kukës dhe banues ne Tiranë, e ka lidhur këtë kontratë ndërsa ishte ende në burg.

“Unë administratori i shoqërisë, Agim Cako deklaroj se pas vuajtjes së dënimit prej shtetasit Endrit Dokle, do ta punësoj pranë shoqerisë “Mateo construction shpk” me detyrë punëtor ndërtimi. Kontrata është për 1 vit dhe paga 350 mijë lek në muaj”, thuhet në dokument.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?