Kompanitë e basteve e shikojnë Rumaninë favorite përballë Shqipërisë

Sfida ndaj Rumanisë është ndeshja e tretë e kuqezinjve në grupin të “Euro 2016”.

Për kompanitë e basteve Rumania është më e favorizuar për të fituar ndeshjen përballë Shqipërisë.

Një nga kompanitë më të mëdha si “Bwin” e kuoton fitoren e Rumanisë me koeficentin 2.15 ndërsa barazimin e kuoton me koeficentin 3.50.

Ndërkohë fitoren e Shqipërisë kjo kompani i ka vënë koeficëntin 3.60, duke e parashikuar Rumaninë më favorite për të marrë tre pikët.

Megjithatë koeficentët nuk janë shumë të larta, por ajo që do të vendosë është fusha e lojës ku kuqezinjtë kanë si synim vetëm marrjen e tre pikëve.

SHKARKO APP